Home Ballina Ambasadori kosovar në Gjermani: Putini po e thërret Vuçiqin të konsultohet me

Ambasadori kosovar në Gjermani: Putini po e thërret Vuçiqin të konsultohet me

0
Ambasadori kosovar në Gjermani: Putini po e thërret Vuçiqin të konsultohet me

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar pas bisedimeve të zhvilluara nga presidenti i Serbisë pro-rus, Aleksandar Vuçiq, me homologun e tij, Vladimir Putin.

Ajeti reagimin e ka bërë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke thënë se Putini po e konsulton, siç e quan ai, aleatin e tij, Vuçiqin

Në kohët kur bota është e tronditur me veprimet e tmerrshme të Rusisë kundër Ukrainës , presidenti Putin i drejtohet aleatit të tij në Serbi për konsultime, vend që është në proces të anëtarësimit në BE”, shkruan Ajeti

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike përgjatë ditës së sotme.

Sipas Kuririt, mediumit të afërt me Vuçiqin, Putini e ka uruar presidentin serb për fitoren në zgjedhje, ndërsa Vuçiq i tha Putinit se do të vazhdojë ta udhëheqë Serbinë duke i ruajtur marrëdhëniet e tij të sinqerta dhe tradicionale me Rusinë.

Exit mobile version