Home Lajme Ambasadori gjerman: Dhuna ndaj EULEX-it dhe policisë duhet të ndalet menjëherë

Ambasadori gjerman: Dhuna ndaj EULEX-it dhe policisë duhet të ndalet menjëherë

0

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan, duke thënë se dhuna ndaj EULEX-it dhe ofruesve tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë.

“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde, transmeton Klankosova.tv.

Ndaj këtij sulmi kanë reaguar edhe vetë misioni i EULEX-it, si dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Exit mobile version