Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave, derisa u shpreh se ka më tepër nevojë për burrështetas.
Kështu reagoi ai në “tweet-in” e ambasadorit amerikan ku kërkoi nga Kurti ta shtyjë për 48 orët e ardhshme zbatimin e vendimit për gjobitjen e targave ilegale.
Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, ka shkruar ai.
Good to have more time for EUSR @MiroslavLajcak to work with stakeholders on a solution. I repeat: It is absurd to risk escalation over licence plates. We need more statesmanship, less brinkmanship. https://t.co/QPMXmiRgqr
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 22, 2022