Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë ekskluzive për RTK-në ka thënë se në Kosovë, kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, por ka ende shumë për tu bërë.
“Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme”, ka thënë Hovenier. Sipas tij këto vite kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme. Shikoni se çka është e mundur tani, e shikoni sistemin e sundimit të ligjit, sistemin e zbatimit të ligjit apo forcat e sigurisë apo organizatat e shoqërisë civile dhe krejt çka kanë arritur. Mendoj se është mrekulli. Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara. Ka ende punë për ta parë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e zënë vendin e saj të merituar si vend sovran dhe i pavarur që ofron shërbime për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Hovenier.
Intervistën e plotë me ambasadorin amerikan Hovenier do të mund ta ndiqni sonte në orën 20:10 në “RTK Prime”.