Home Rozë Alec Baldwin paditet nga familja e kineastes që vrau në xhirimet e filmit

Alec Baldwin paditet nga familja e kineastes që vrau në xhirimet e filmit

0

Alec Baldwin është paditur nga familja e kineastes, Halina Hutchins, e cila mbeti e vrarë gjatë xhirimeve të filmit Rust. Aktori është në mesin e të akuzuarve për vrasjen e padrejtë të Hutchins tetorin e kaluar. Matthew Hutchins ngriti një padi duke pretenduar se aktori vrau në mënyrë të pakujdesshme gruan e tij.

Baldwin dhe të pandehurit akuzohen se ishin të vetëdijshëm se kishte probleme me sigurinë e armëve të zjarrit në xhirimet e filmit dhe nuk morën masa për të siguruar rregullat bazë. Ai gjithashtu pretendon se producentët injoruan shkeljet e sigurisë për të xhiruar sa më shpejt filmin.

“Halina Hutchins e meritonte të jetonte. Të pandehurit kishin mundësinë për të parandaluar vdekjen e saj nëse do të kryenin detyrën e tyre dhe do të mbronin sigurinë e secilit person në grupin ku kishte armë. Ata injoruan pretendimet për shkelje të sigurisë,” thuhet në padi, duke kërkuar kompensim.

Exit mobile version