Home Lajme “Albin Kurti po e pengon qytetrimin e Kosovës” – Debat i ashpër Sheholli – Gashi

“Albin Kurti po e pengon qytetrimin e Kosovës” – Debat i ashpër Sheholli – Gashi

0
“Albin Kurti po e pengon qytetrimin e Kosovës” – Debat i ashpër Sheholli – Gashi

Blerim Gashi dhe Fatmir Sheholli janë përplasur ashpër në debatine  Politikos për mosliberlaizimin e vizave.

Sheholli ka fajësuar qeverin Kurti për ngecje në këtë proces, teksa është kundërshtuar ashpër nga Gashi.

Sipas Shehollit, Kurti aktualisht po e pengon qytetrimin e Kosovës.

‘Ne kemi punë me një qeveri që është e paparashikueshme tani e dy vite. Është totalisht e paparashikueshme dhe jo transparente. Është një qeveri e cila nëse me popullin e qytetarët e vet, është në këtë masë kaq të madhe jotransparente, besoj që edhe këto shtetet mosnjohëse, na ndëshkojnë. Ndëshkim i qeverisë Kurti që po e paguajmë ne qytetarët. Qeveria Kurti na ka sjell në këtë deregje dhe kemi ardh në këtë pozitë kur po na humbë liberalizimin. Albin Kurti po e pengon qytetrimin e Kosovës”, tha Sheholli në Politiko.

Ndërsa është kundërshtuar nga Blerim Gash i cili tha se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk ka bërë premtim për datë të liberalizimit të vizave, shrkuan Gazeta10.

“Ky faj nuk është vetëm i Albin Kurtit. Kur e ke pa Kurtin tu e qelë shampanjën duke thënë “urime, vizat janë hequr”. Kur e ke pa duke hapë shampanjën, kur?”, ka insistuar me pyetje Gashi.

Exit mobile version