Home Ballina Albin Kurti flet për sondazhet ku tregohet se Vetëvendosje pati rënie

Albin Kurti flet për sondazhet ku tregohet se Vetëvendosje pati rënie

0
Albin Kurti flet për sondazhet ku tregohet se Vetëvendosje pati rënie

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ka deklaruar se nuk do të falte kurrë tokë të Kosovës dhe se do të mbrojë kombin deri në fund.

Ndër të tjerash Kurti theksoi se pavarësisht problemet e shumta me të cilat përballet vendi dhe gjendjen në të cilën është, Qeveria e drejtuar nga ai po bënë punë të mirë.

Sipas Kurtit pavarësisht marrëveshjeve të shumta të trashëguara, jo të gjitha marrëveshjet me Serbinë ishin të këqija.

Në një intervistë me Çim Pekën, Kurti është deklaruar lidhur edhe me sondazhet e fundit, ku vërehet se Lëvizja Vetëvendosje ka rënie në përkrahjen tek qytetarët.

Kurti është përgjigjur gjithashtu se si pati mundësi që nga mbi 50 përqind , përfunduan me 4 komuna dhe nuk keni marrë asnjë komunë të madhe.

“Është e vërtetë që kemi pritur që do dalim më mirë në zgjedhjet vendore, mirëpo po ashtu kam përshtypjen se në zgjedhjet vendore jemi një palë zgjedhje prapa atyre nacionale. Shumë komuna ku nuk kemi fituar, kanë qenë për shumë pak vota. Është, ka pasur një lloj bashkëpunimi të të gjithëve kundër ‘Vetëvendosjes’… e tillë është gara politike… kemi treguar pjekuri në Kosovë, procesi demokratik dhe procedurat zgjedhore, kanë qenë më së miri, nuk ka pasur asnjë problem me qeverisjen tonë.”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi gjithashtu se nga mbi 50 përqind kanë dalë ose barabartë ose parti e dytë në votë për Këshilla Komunale që në zgjedhjet lokale, kudo lexohen si votë politike.

“Për Këshilltarë Komunale po, por për numrin e përgjithshëm ne jemi prapë subjekti më i madh në Kosovë edhe në zgjedhjet vendore. Tash jemi disi afër me LDK-në në këtë garë për zgjedhjet vendore siç kemi qenë afër me LDK-në edhe në zgjedhjet e vitit 2019 ku për pak vota ne dolën të parët. Prandaj po them, në zgjedhjet vendore kam përshtypjen që jemi një palë zgjedhje prapa atyre nacionale në ngritjen tonë. Dhe, po është e vërtetë, Kosova është një vend demokratik ku opozita mund t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kjo është mirë. Unë nuk e shoh si defekt këtë. Unë do të brengosesha nëse do të ishim një shtet ku opozita nuk ka shanse. Kjo nuk do të thotë që opozita do të fitojë. Por kjo do të thotë që është e mundur.”, theksoi Kurti.

Kryeministri tha se beson që Vetëvendosje do të vazhdojë të ngelet në krye me punët e mira.

“Ama unë besoj që subjekti jonë politik do të vazhdojë të ngelet në krye dhe me punët e mira që do bëjmë këtë vit dhe dy vitet në vijim nuk do të ketë probleme për zgjedhjet e vitit 2025, ama sërish janë qytetarët ata të cilët e vlerësojnë këtë gjë. Pra ne nuk e kemi pushtetin me çdo kusht. Ne e duam shtetin shumë dhe pushtetin e shohim si shërbim për qytetarin. Për këtë qëllim edhe na kanë mbështetur kaq shumë.”,përfundoi ai.

Exit mobile version