Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, në seancen e sotme të Kuvendit, ka thënë se pandemia po zhvillohet me një dinamikë të paparashikueshme, teksa lufta ndaj COVID-it duhet të ishte e përbashkët.
Reshitaj e ka quajtur suksesin politik një kalkulim të gabuar e të dështuar.
“Të dashur kolegë suksesi politik i paramenduar kështu është kalkulim i gabuar, i dështuar dhe aspak i qëndrueshëm. Tani kur me e rëndësishme është egoja politike sesa pranimi i një gabimi, apo dështimi e që mund edhe të rrezikoj jetë njerëzish flet shumë” ka thënë Reshitaj.
Duke marrë shembull Shqipërinë, e Britaninë, Reshitaj ka thënë se situata me pandeminë dhe variantin e fundi, Omicron, duhet të analizohet dhe studiohet.
Kjo është një pjesë e fjalimit të saj:
Tashmë besoj të gjithë e kemi kuptuar një gjë, dinamika e Pandemisë është e paparashikueshme, por fare pak e kemi kuptuar që lufta kundër këtij armiku të padukshëm do të duhej të ishte betejë e përbashkët e jona. Këtë ua kemi dëshmuar qytetarëve që nga fillimi i pandemisë, ku në çdo segment të punës e po thuaj në secilën temë kalkulohet për poena politik, madje edhe kur shëndeti qytetar rrezikohet, edhe kur ekonomitë familjare ndodhen në pikën më të ultë të ekzistencës.
Të dashur kolegë suksesi politik i paramenduar kështu është kalkulim i gabuar, i dështuar dhe aspak i qëndrueshëm. Tani kur me e rëndësishme është egoja politike sesa pranimi i një gabimi, apo dështimi e që mund edhe të rrezikoj jetë njerëzish flet shumë.
Te nderuar qytetar, sot dua të flas me ju dhe për ju ballëhapur me sinqeritetin dhe përgjegjësinë e fjalës për menaxhimin e pandemisë përtej politikes.
E para, dua të besoj që një pjesë e juaja ka arrit të informohet saktë e me kohë, ndonëse kam dyshimer e mia që ka munguar dhe mungon informacioni i duhur dhe sensibilizimi me kohë dhe në vazhdimësi për ecurinë dhe dinamiken e pandemisë, për variantet, rëndësinë e vakcinimit, në nevojën për mbrojtje sepse ne si institucione, ju tashmë e keni kuptuar që reagojmë ad hoc për mos me thënë vetëm kur shohim zjarrin të jetë ndezur, vetëm kur flaket të na kenë kapluar, atëherë kur behet vonë për të parandaluar, ndërsa ata që na paralajmërojmë i konsiderojmë armiq, besa nga frika e brendshme shkojmë deri aty sa i konsiderojmë të paditur.
Do t’ua marr një shembull sa për të reflektuar mbi situatën:
Ju kujtohet besoj, në një nga mbledhjet e Komisionit për Shëndetësi në legjislaturën e kaluar kur udhëhiqja këtë Komision , pata kërkuar të informohemi si Komision nga përgjegjësit institucional të asaj kohe nëse institucionet tona kishin filluar një Strategji menaxhuese për Pandeminë dhe variantin e dytë të Covid 19, për të cilin variant të zbuluar kisha informacione të sakta e që kishte filluar të përhapej në Angli e disa vende të Evropës. Ishte kohë festash të fundvitit dhe shqetësimi im ishte mundësia që ai variant të vinte tek ne dhe të përhapej shpejt.
E dini çfarë përgjigje kam marr nga përgjegjësit institucional atë kohë. Ku ?!çfarë variant i ri?! Mos u informoni nga portalet, mos bëni pyetje jo profesionale. Dhe pas pak kohe variant i ri erdhi dhe tek ne dhe na zuri të pa përgatitur për të reaguar me kohë dhe si duhet. Ja pra qytetar të nderuar kjo mendësi vazhdon edhe me tej…
Inati kam frikë që do na vras çdo vlerë të mirë e të trashëguar që kemi e do na dëmtoi e shkatërroi edhe si shoqëri. Inati për të hartuar një Ligj për Pandeminë edhe pse është me interes për mbrojtjen e jetës së qytetarit, inati për Lgjin për Rimëkëmbje Ekonomike, inati për t’i votuar Marrëveshjet Ndërkombëtare madje edhe kur epet ndihmë financiare për shumë projekte vitale për vendin, inati për të votuar një Rezolutë për kundërshtim të rritjes së rrymës elektrike…
Inati inati inati…. E qytetari yne jeton në ankth dhe pa rrugëdalje e me shpresë të lënduar çdo ditë e më shumë.Këta jemi ne, që inatin e vëmë mbi çdo vlerë e përgjegjësi qytetare që kemi. Lind pyetja a duhet të reflektojmë apo sërish vetëm një e keqe e madhe është ajo që mund të ndodhë e të na bashkoj shpejt por vetem nga frika. A duhet të na bashkojë vetëm frika?!
Ajo qe mendohet qe ndikon ne pasqyrën klinike te infektimit me covid 19 janë edhe karakteristika gjenetike dhe demografike të ndryshme te popullatave si dhe shkalla e vaksinimit. Cka na thot kjo ?
Ne duhemi me ju përvesh punës e me analizu edhe karakteristikat e infektimeve ne vendin tone, jo me dal vetëm me statistika ditore mbi numrin e te infektuarve dhe vdekjeve.
Tjetra do te ishte shumë më e rrugës të kërkohej nga institucionet tona te dimë saktë se sa perqind të rasteve aktive të të infektuarve janë me Delta, Delta + dhe sa me variantin Omicron. Shqipëria per shembull në bazë të informacioneve del të ketë qenë në fillim të Janarit diku 50% Omicron dhe 50% Delta ndërsa aktualisht Britania eshte 95% Omicron.
Ne jemi disa jave prapa ne hyrjen e Omicronit dhe informacionet e tilla do te ndihmonin në menaxhimin më të duhur të Pandemisë, kapaciteteve, përgaditjes së infrastrukturës, medikamenteve.
Të nderuar kolegë, une nuk pajtoj me masën e marrë për detyrimin e qytetareve të huaj që hynë në Kosove të kenë decidivisht dozën e tretë të vakcinës. Këtë e bazoj në disa fakte.
E para nga përvoja e deri tanishme kemi kuptuar se individët infektohen dhe bēhen bartës të infeksionit edhe me dy doza të vaksinës, që do të thotë edhe me dozën e tretë mund te jesh bartes i virusit. Tjetra, ata që kanë marrë dozën e dytë ose ka një muaj që ka kaluar nje variant te virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra ka shume vende qe frekuentojnë vendin tone nuk kan arrit te marrin në masë të nevojëshme dozën e tretë.
Prandaj unë në këtë fazë i propozoj Qeverisë që te rishikoi këtë masë dhe në vend të saj të vendos në kufijtë tanë tokësor dhe ajror testimin rapid falas për qytetarët që hynë në vendin tonë, me qe rast në besueshmëri mbi 90 % për pak minuta e kupton nëse ke një person të infektuar që futet brenda apo jo. Testet rapide bëhen shpejt, lehtë dhe besoj që këto teste do jenë të pranueshme nga çdo qytetar që do të futet në vendin tonë. Po të kishte ndodh një masë e tillë para festave të fundvitit, jam e bindur që do ta kishim pasur një situatë krejt tjetër sot, pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës.
Krejt në fund dua ju lus qytetarë të dashur për respektim të masave parandaluese. Personelin shendetesor dua ta falenderoj për punën që po bën. Uroj një ditë do vetëdijesohemi për të ruajtur vlerësimin maximal me vepra ndaj punës suaj.
Të nderuar deputet edhe një here ju ftoj t’i bashkojmë forcat jo për të luftuar me njeri tjetrin, por për të luftuar bashkë kundër këtij armiku dhe çdo armiku tjetër që prek shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Ju faleminderit.