Home Ballina Alarmi për bombë në Aeroport i rrejshëm

Alarmi për bombë në Aeroport i rrejshëm

0

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara ka konfirmuar se kanë pranuar një kërcënim për bombë.

Gara përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.

“Konfirmojme se kemi pranuar nje kercenim me bombe. Udhetaret dhe personeli jane evakuar dhe jane te sigurte. Ekipet e involvuara ne planin emergjent jane duke kryer detyrat e tyre. Do te ju mbajme te informuar “, shkroi Gara.

Ndërkaq, në një postim para pak minutash, ajo ka njoftuar se alarmi ishte i rremë, raporton Scanner.

Njoftim zyrtar,

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.

ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, shkruan ajo.

Exit mobile version