Të gjitha fluturimet në aeroportin e Shkupit janë anuluar për shkak të një raportimi për vendosjen e një mjeti shpërthyes në këtë aeroport, raporton agjencia maqedonase e lajmeve, “Makfax”.
Raportohet se evakuimi urgjent i punëtorëve dhe i pasagjerëve është duke u zhvilluar.
Ditëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut ka pasur alarme për bomba në institucione, shkolla, qendra tregtare e ndërtesa banimi.
Vetëm të enjten, në shtetin fqinj u bënë 49 raportime për bomba të vendosura në objekte të ndryshme.