Home Lajme Botë Alarm për bombë, evakuohet aeroporti në San Francisko

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti në San Francisko

0
Alarm për bombë, evakuohet aeroporti në San Francisko

Aeroporti i San Franciskos është evakuuar mbremjën e djeshme, pasi policia gjeti një objekt të dyshimtë  pas një kërcënimi me bombë.

Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimit në Twitter.

“Për shkak të aksionit të vazhdueshëm policor, Terminali Ndërkombëtar është duke u evakuuar”, tha gjithashtu kompania e menaxhimit të aeroportit përmes Twitter.

Sipas të njëjtit burim, pas kërcënimit, trenat në shërbim të aeroportit janë pezulluar gjithashtu.

Gjithashtu policia ka arrestuar një burrë.

Exit mobile version