Ndonëse duket e pavërtetë, por në Italinë Jugore ekziston një dyqan ku klientët blejnë akullore, çmimi i të cilave arrin deri në 70 dollarë.
Akullorja quhet “skeptri i mbretit” dhe prodhohet në Ruvo di Puglia, ku ndodhet dyqani i famshëm i akulloreve “Mokambo” , i cili sipas pronarëve të tij prodhon akulloren më të shtrenjtë ne botë.
https://www.youtube.com/embed/jXe1TJz5o8c
Për të gjithë ata që janë kuriozë, akullorja me çmim marramendës ka përbërës shafranin iranian, raporton abcnews.al.
Shafrani është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë.
Lloji më i mirë i shafranit është ai që kultivohet në Iran.
Që të përfitohen 500 gram shafran, duhen mbledhur 70.000 lule të shëndetshme dhe pa insekte.