Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka treguar një histori tjetër me një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Mulhaxha-Kollçaku ka rrëfyer rastin me taksistin shqiptar i cili i ka thënë asaj se para se të bie të flej, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ishte deklaruar për Asociacionin.
Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale nga qytetarë e fytyra të ndryshme publike.
Aktori Jeton Zogiani reagoi pas deklaratës ku u shpreh se nuk mundej me shkronja me e përshkru çka ishte duke mendu ai në atë moment pasi pa videon.
“Nuk po mundem me shkronja me e përshkru çka jam kah mendoj në këto momente”, shkroi ai.