Home Rozë Aktori i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të dhjetë

Aktori i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të dhjetë

0
Aktori i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të dhjetë

Nick Cannon do të bëhet sërish baba. Ai zbuloi të mërkurën se do të bëhet baba për herë të 10-të, fëmija i tretë me modelen Brittany Bell. “Koha ndaloi dhe kjo ndodhi. #Sunshine #SonRISE,” shkroi Cannon një video ku shihet me partneren shtatzënë duke realizuar disa foto.

Kur dyshja mirëpriti djalin dhe vajzën e tyre në 2017 dhe 2020, Cannon ishte tashmë babai i binjakëve Moroccan dhe Monroe, tani 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Mariah Carey. Më pas, komediani mirëpriti djemtë binjakë Zion dhe Zillion, tani 1 vjeç, me DJ Abby De La Rosa në qershor 2021.

Djali i tij dhe i modeles Alyssa Scott, Zen, mbërriti në të njëjtin muaj, por vdiq pesë muaj më vonë pasi luftoi me kancerin e trurit. Në qershor, Bre Tiesi solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe Cannon së bashku, një djalë të quajtur Legendary. Më parë, Cannon theksoi se ka vënë bast se do 3 fëmijë këtë vit.

Exit mobile version