![Aktivistja shqiptare për injorimin e grave nga Vjosa Osmani: Paaftësi e shoqëruar me arrogancë Aktivistja shqiptare për injorimin e grave nga Vjosa Osmani: Paaftësi e shoqëruar me arrogancë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/1-26.jpg)
Edhe aktivistja shqiptare në diasporë, njëherësh sipërmarrësja Malbora Gurra, ka reaguar për injorimin që presidentja Vjosa Osmani ua ka bërë deputeteve gra të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Gurra ka shkruar për mungesën e grave që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që i shërbyen vendit në kohën më të vështirë, duke thënë se nderi i kombit u injorua nga forumi i presidentes.
“Një Turp i rradhës nga dueti Kurti &Osmani. Them duet sepse vetëm si qeveri nuk mund ta kosideroj. Sot në Prishtinë është mbajtur Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë mbi 100 persona qe ishin të ftuar si folës për kontributin e grave në paqen dhe sigurinë kurse pjesa tjetër ishin pjesmarres. Ne kete organizim aq te rendesishem mungonin gratë që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që i shërbyen vendit në kohën më të vështir. Por ky ndër i kombit u injorua nga forumi i presidentes. Përveç mungesës së tyre në forum, mungonin dhe 12 ministret gra nga Shqipëria. Sipas portaleve dhe informacioneve si folëse u ftua vetëm ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputetja e kësaj partie, Grida Duma. Si ta etiketojmë këtë veprim si mospërfillje të përseritur të qeveris Kurti? Për mendimin tim është thjesh paaftesi e shoqeruar me nje doze arrogance dhe injorac që une e shoh si personale dhe jo përfaqsuese. Kosova nuk eshte Kurti e as Osmani!! Kosova është bujare dhe fisnike!”, ka shkruar aktivistja Gurra.
Forumi i organizuar nga Osmani është kritikuar shumë dje e sot për mospjesëmarrjen e grave që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.