Përderisa Lëvizja Vetëvendosje është duke i zhvilluar zgjedhjet e brendshme, ka pasur vazhdimisht zëra brenda aktivistëve se po përjashtohen për shkak të mendimeve ndrysh. E njëri nga ta është edhe Fatih Përzhella, i cili ka shkruar në Facebook, se si aktivist i VV’së i është ndaluar që të votojë.
Përzhella ka rrëfyer se si nuk e gjeti emrin e tij në qendrën e Lëvizjes në Prizren, e siç ka thënë ai ketë vendim kundër statutit të VV’së nuk e do e njoh.
Ai tutje ka thënë se këta njerëz që ia kanë ndaluar të votoi, janë arsyeja kryesore e dështimit në Prizren.
Postimi i plotë i aktivistit të VV’së:
Sot isha ne zyret e Levizjes per ta perdorur te drejten si AKTIVIST qe te votoj per zgjedhjet e mbrendshem por nuk e pata emrin ne list dhe mu ndalu ta perdori kete te drejt nga Debillat qe e kan kapur Qendren e Levizjes ne Prizren.
Kete vendim kunder statusor nuk e njoh sidomos nga ata njerz qe jan arsyeja kryesor i deshtimeve ne Prizren.
Pres nga organet qendrore te marrin masa per keta qe e kan shendruar ne zyre personale te tyre Qendren ne Prizren.