Home Lajme Aksioni ‘Brezovica 3’ – I respektuari nga familja presidenciale futet në burg, dyshohet për ryshfet

Aksioni ‘Brezovica 3’ – I respektuari nga familja presidenciale futet në burg, dyshohet për ryshfet

0
Aksioni ‘Brezovica 3’ – I respektuari nga familja presidenciale futet në burg, dyshohet për ryshfet

Në aksionin ‘Brezovica 3’, policia arrestojë kryetarin e bordit të Qendrës së Skjimit ‘Brezovicë’ dhe një doganier. Gazeta Insajderi ka zbuluar se një nga të arrestuarit është Sasa Ilic, i cili para pak muajsh ishte takuar me Presidentja Vjosa Osmani. Ilic i kishte bërë konak familjes presidenciale vikendin e 8 janarit, shkruan Gazeta Insajderi.

Aksioni ‘Brezovica 3’ i mbajtur dje gjatë ditës ka vënë nën pranga të Policisë së Kosovës, drejtuesin e “Ski Center Brezovica” dhe një doganier. Që të dy këta persona u kapën për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Gazeta Insajderi mëson se drejtuesi i Qendrës së Skijimit në Brezovicë që u arrestua është Sasa Ilic. Ai që nga 2 marsi i këtij vitit gjendet nën hetime për rastin ‘Brevozica’.

Vetëm dy muaj para se të hynte në pistën e hetimeve të Policisë së Kosovës, Ilic ishte takuar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, vikendin e 8 janarit kishin zgjedhur ta kalonin në Qendrën e Skjimit në Brezovicë.

Video

Ata kishin qenë mysafir te Sasa Ilic, i cili e drejton Qendrën e Skjimit, shkruan Insajderi.

Ilic është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. Nga ky aksion janë kontrolluar dhe bastisur shtatë (7) lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

Policia kishte zbarkuar edhe në shtëpinë e Sasa Ilic ku kishte konfiskuar një arsenal armësh.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj këto janë armët që u gjendet në shtëpinë e Sasa Ilicit.

  • Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,
  • Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,
  • Një (1) jelek anti-plumb,
  • Një (1) thikë ushtarake,
  • Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,
  • Një (1) gaz maskë,
  • Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,
  • Dy (2) fishek të armës së gjatë,
  • Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,
  • Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,
  • Dy (2) fishek të pistoletës E43,
  • Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,
  • Dy (2) radiolidhje Sëiter,
  • Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,
  • Një (1) palë dylbi “Tento X50”,
  • Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,
  • Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,
  • Një (1) shufër metalike,
  • Radiolidhje Motorolla,
  • Një (1) telefon “Iphone 11” dhe
  • Një (1) telefon “Huaëei”.

Sasa Ilic, dy muaj më parë ishte emëruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pozitë drejtuese të qendrës turistike “Brezovica”.

Sipas Prokuroria Themelore në Ferizaj, Sasa Ilic dyshohet për marrje ryshfeti gjatë periudhës sa ushtronte pozitën e zyrtarit në Komunën e Shtërpcës.

“I pandehuri S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurori.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Sasa Ilic dhe doganierit të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, raporton Insajderi.

Ky është aksioni i tretë që po realizohet për këtë rast. Aksioni i parë ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe kishte përfunduar me arrestimin e dhjetë personave. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.

Exit mobile version