Home Ballina Aksion i madh i Policisë në Prizren: Dhjetëra të arrestuar për trafikim me emigrantë

Aksion i madh i Policisë në Prizren: Dhjetëra të arrestuar për trafikim me emigrantë

0
Aksion i madh i Policisë në Prizren: Dhjetëra të arrestuar për trafikim me emigrantë

Si rezultat i një hetimi relativisht të gjatë për të identifikuar personat e involvuar në trafikimin me emigrantë, Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në regjionin e Prizrenit dhe jo vetëm.


Sipas sinjalit e urdhër të Gjykatës, Policia është duke kryer edhe disa bastisje në disa lokacione, ku pritet sigurimi i disa provave materiale që provojnë përfshirjen e te dyshuarve në veprime kriminale.

Gazeta mëson se në mesin e të arrestuarve, ka edhe persona që lidhen me agjenci turistike që merret me udhëtime turistike brenda dhe jashtë vendit.

Metro ka dërguar pyetje në Polici dhe është në pritje të përgjigjes.

Exit mobile version