Home Lajme Aksidenti tragjik në Podujevë, Haradinaj: Na pikëlloi të gjithëve

Aksidenti tragjik në Podujevë, Haradinaj: Na pikëlloi të gjithëve

0
Aksidenti tragjik në Podujevë, Haradinaj: Na pikëlloi të gjithëve

Gjatë ditës së sotme një aksident i rënde trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku për pasojë kanë vdekur dy persona.

Rreth këtij aksidenti tragjik ka pasur reagime të shumta përfshirë këtu edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Haradinaj tha se kjo tragjedi i ka pikëlluar të gjithë.

Ai ka shtuar se bashkëndjenjë me dhembjen e familjes dhe ka uruar që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

“Kosova më së shumti gëzohet kur i vijnë më të dashurit nga mërgimi. Fatkeqësisht, familjes Sopaj nga Malisheva, gëzimi iu shndërrua në tragjedi, që na pikëlloi të gjithëve”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kosova më së shumti gëzohet kur i vijnë më të dashurit nga mërgimi.
Fatkeqësisht, familjes Sopaj nga Malisheva, gëzimi iu shndërrua në tragjedi, që na pikëlloi të gjithëve.
Bashkëndjejmë dhembjen me ta dhe urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë!

Exit mobile version