Home Lajme Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

0
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident.

Exit mobile version