Home Sport Akil Gjakova eliminohet në raundin e dytë, mbyllet Grand Slam i Parisit për të

Akil Gjakova eliminohet në raundin e dytë, mbyllet Grand Slam i Parisit për të

0
Akil Gjakova eliminohet në raundin e dytë, mbyllet Grand Slam i Parisit për të

Akil Gjakova ka vazhduar garën e tij në Grand Slam të Parisit, me duelin e raundit të dytë.

Në kategorinë -73 kilogramë, kundërshtari i dytë i Akil Gjakovës për sot ishte garuesi nga Uzbekistani, Shakhram Akhadov.

Akili e nisi mirë garën dhe kundërshtari i tij u ndëshkua për pasivitet, por e njëjta i ndodhi edhe atij vetëm pas pak sekondave.

Gjakova u tregua i pakujdesshëm në një sulm të tij dhe i dha mundësinë kundërshtarit për të fituar pikën e parë.

Kjo pikë doli të ishte vendimtare për duelin, dhe Gjakova kështu eliminohet nga Grand Slam i Parisit qysh në garën e dytë.

Exit mobile version