Manuel Akanji është lojtari i fundit që i është bashkuar Manchester City në merkaton e kaluar por nuk ka bërë akoma debutimin e tij.
Reprezentuesi i Zvicrës ka lënë skuadrën e Dortmund dhe ka kaluar në ‘Etihad’, për shumën e 15 milionë funteve.
Lojtari s’ishte gati për ndeshjen ndaj Aston Villa, pasi u bë baba për herë të dytë, por ai mund të jetë gati në ndeshjen e ardhshme.
Raportime të ‘Goal’ bëjnë të ditur se Akanji mund të debutojë në ndeshjen ndaj Sevilla, në Champions League.
City nis sot edicionin e ri në Champions League dhe përballë do të ketë andaluzianët e Sevilla.
Mbetet të shihet nëse në këtë ndeshje Pep Guardiola do t’i jap minuta edhe Manuel Akanji.