Home Sport Ajax insiston për transferimin e Suarez

Ajax insiston për transferimin e Suarez

0

Ekipi holandez, Ajax po insiston të transferojë sulmuesin Luis Suarez.

Suarez është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.

E ardhmja e tij ende nuk dihet, por disa klube kanë shfaqur interesim.

Sipas ‘Marca’, Ajax është skuadra që po insiston të transferojë sulmuesin në ekip.

Përveç klubit holandez, interesim për Suarez kanë shfaqur edhe Sevilla, Inter, Aston Villa, Lazio, Atalanta.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja uruguaianit.

Exit mobile version