Robert Lewandowski iu është nënshtruar testeve mjekësore sot te Barcelona.
Klubi katalunas ka njoftuar se sulmuesi polak i ka kaluar tashmë testet dhe është gati për aventurën e re.
“Ai është gati”, thuhet në një postim të bërë nga faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.
Lewandowski i është bashkuar Barcelonës në Miami, atje ku skuadra po merr pjesë në një turne para-sezonal.
33-vjeçari me Barçën është pajtuar për një kontratë 3-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.
Në total, Barcelonës i ka kushtuar 50 milionë euro transferimi i Lewandowskit nga Bayern Munichi.