Gazetari Arben Ahmeti, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, për deklaratën se nuk jep asgjë të Kosovë, pasi është që ta mbrojë atë dhe jo ta humbasē
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi kur ka pranuar një marrëveshje me anë të së cilës Kosova pranon që Serbia në një pjesë të territorit të Kosovës të ketë një operator të saj të energjisë.
Ai i ka pyetur Kurtit një pyetje publike se a është Besnik Bislimi kompromisaxhi që e ka pranuar marrëveshjen krye në vete, apo ti ke standarde të dyfishta: ndryshe fol me Çimin e ndryshe me profesor Besnikun?
Postimi i plotë:
Albin Kurti: Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.
E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit.
Para nje jave miq, Besnik Bislimi ka pranuar nje marreveshje me ane te se ciles Kosova pranon qe Serbia ne nje pjese te territorit te Kosoves te kete nje operator te saj te energjise.
Pyetje publike per kryeminuatrin:
A eshte Besnik Bislimi kompromisaxhi qe e ka pranuar marreveshjen krye ne vete, apo ti ke standarde te dyfishta: ndryshe fol me Cimin e ndyshe me profesor Besnikun?
A.A. – ideator i ndryshimit te qendrimeve