Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar reagimet e VV-së ndaj vendimit të Gjykatës së Prizrenit për deputeten, Jetmira Vrenezi ku u dënua me 3 vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ahmeti përmes një shkrimi në “Facebook” kujton rastin “Abi Çarshia”, për të cilin thotë se ishte e motivuar nga inati dhe i bën thirrje partisë në pushtet të heq dorë nga arroganca, teksa përmend edhe disa nga ‘skandalet’ e qeverisë të cilat u arsyetuan nga ata.
“Bënë mirë partia në pushtet me heq dorë nga arroganca, ose me e bind popullin, që: Secili gjykatës që i dënon është i kapur. Secila media që i kritikon është kriminale. Secili njeri që keqpërdor 600 mijë euro dhe është i tyre është i pafajshëm. Dhe secili biznesmen që nuk është mik i tyre është hajn”, shkruan Ahmeti.
Në anën tjetër, ai thotë se edhe disa parti tjera të cilat ishin në pushtet kanë pasur të njëjtin qëllim por kanë dështuar.
POSTIMI I PLOTË:
Të dënuarit e sotëm nga gjykata janë viktima të mentalitetit që pretendon se e drejta absolute i takon vetëm njërës pale, vetëm njërës organizate.
Të kesh pushtet, para muskujve, trimërisë e arrogancës, lypet kujdesi e përgjegjësia.
Secili prizrenas e din që ndërhyrja në Abi Çarshia ishte e motivuar nga inati.
Mund të ketë pasur procedura administrative por ato nuk e arsyetonin bagerin që po rrënonte një qendër që Prizreni veç hajer i ka pa.
Një qendër që “otpadin” e ka bo shehër.
Inati nuk ka qenë i Mytes, as i Islamit, as i Jetmirës. Ata janë viktima te mentalitetit qe e drejta ekziston vetëm në atë që e thotë organizata, gjegjësisht lideri.
Bene mire partia në pushtet me heq dorë nga arroganca, ose me e bind popullin, që:
Secili gjykatës që i dënon është i kapur.
Secila media qe i kritikon është kriminale.
Secili njeri që keqpërdor 600 mije euro dhe është i tyre është i pafajshëm.
Dhe secili biznesmen që nuk është mik i tyre është hajn.
Veç mos të harrojnë se disa parti tjera para tyre, e kane pasur saktësisht të njëjtin qellim. Kane dështuar.