Home Lajme Agim Bahtiri thyen heshtjen: Albin Kurti po koordinohet me ShBA-në, vendimet duhet të zbatohen

Agim Bahtiri thyen heshtjen: Albin Kurti po koordinohet me ShBA-në, vendimet duhet të zbatohen

0

Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.

Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor ka filluar masa e qortimit ndërkaq nga data 21 nëntor deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Kjo fazë parasheh gjoba prej 150 eurosh për ata që lëvizin me targa ilegale.

Si shënjë pakënaqësie me këtë vendim, zyrtarët serb që punonin në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë nisur dorëheqjet e tyre.

Ndonëse SHBA-ja dhe BE-ja, kanë kërkuar që ky vendim të mos zbatohet, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, për FrontOnline, tha se Kurti është në koordinim të plotë me ta.

“Kurti është në koordinim me SHBA-të dhe vendimet që i ka marr Qeveria e Kosovës duhet të zbatohen pikë për pikë pasi që as evropianët e as amerikanët nuk janë kundër që të implementohet marrëveshja e cila është një garancë për të ardhmen e qytetarëve e sidomos për Kosovën”, tha ai për Front Online.

 Bahtiri: Serbia nuk e ka problemin me targat, interes i saj është territori i Kosovës

 E për veprimet e serbëve pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Bahtiri tha se ato më së paku kanë të bëjnë me targat.

Ai tha se interesi kryesor i serbëve është territori i Kosovës, të cilin ata e kanë synuar çdo herë.

“Unë mendoj se gjithë kjo e cila po bënë Serbia nuk është interesi apo me të thënë shkaku kryesor nuk janë targat por është territori i Kosovës të cilin Serbia çdo herë ka pasur pretendime për ta marrë atë pjesë ky është problemi nuk është problemi të targat edhe ShBA edhe BE-ja e kanë kuptuar qëllimin e Serbisë”, u shpreh Bahtiri

Agim Bahtiri: Qytetarët shqiptarë në veri mos të ndihen të frikësuar, Qeveria është e gatshme t’u ofroj siguri

 Ish-kryetari i Mitrovicës, foli edhe për situatën e krijuar atje, pas vendimit për targat.

Ai tha se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar pasi që siç tha ai, serbët e veriut janë pro ndërrimit të targave por janë disa grupe të financuara nga Serbia që u bëjnë presion qytetarëve serb.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë me pas tension për arsyeje se të gjithë qytetarët e veriut  shumica e tyre janë për t’i marrë targat dhe për t’iu kthyer normalitetit, por janë grupet e caktuara të cilat i inkuadron Serbia për t’i frikësuar qytetarët në pjesën e veriut dhe dua ta dini se qytetarët serb nuk janë fare dhe nuk kanë fare presion nga shqiptarët por janë në presion serb”,  tha ai për Front Online.

Duke folur për situatën ne veri, Bahtiri, tutje tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’iu ofrojë siguri qytetarëve.

“Unë mendoj se nuk kanë frikë. Qytetarët shqiptarë në veri nuk kanë  pse me pas frikë, janë në territorin e tyre në shtetin e tyre dhe Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme që çdo banori t’i jep mundësinë e sigurisë në çdo pjesë të territorit të Kosovës”, tha ai  për Front Online.

Qeveria e Kosovës, ka nisur zbatimin e vendimit për targat me 1 nëntor të këtij viti.

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Exit mobile version