Home Lajme Ekonomi Afaristi Burim Piraj bashkëbisedoi me disa të rinj për avancimin në tregun e punës

Afaristi Burim Piraj bashkëbisedoi me disa të rinj për avancimin në tregun e punës

0

Në kuadër të projektit: “Ngritja e potencialeve dhe avancimi i të rinjve në tregun e punës”, Organizata “IDEA” ka organizuar një bashkëbisedim me afaristin Burim Piraj, pronar i kompanisë lidere në Kosovë, “Meka Hallall Food”.

Organizata “IDEA” ka njoftuar se ky projekt po realizohet në partneritet me “Makerspace Innovation Center Prizren” dhe është mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, shkruan Scanner.

Me këtë bashkëbisedim është ndarë i kënaqur Velard Paqarizi.

“I njohur si afarist i suksesshëm dhe punëdhënës shembullor ndaj qasjen e tij me punëtorët Burim Piraj sot me prezencën e tij na inspiroi të gjithë pjesëmarrësit e bashkëbisedimit ku patëm mundësi të diskutojmë për bërjen biznes në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë: KETU

Exit mobile version