Home Ballina Aeroplanët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi sheshin “Skënderbeu” në Tiranë

Aeroplanët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi sheshin “Skënderbeu” në Tiranë

0
Aeroplanët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi sheshin “Skënderbeu” në Tiranë

Dy aeroplanë bomardues amerikanë B-52, kanë fluturuar sot gjatë ditës mbi qiellin e disa shteteve ballkanike.

Aeroplanët janë parë nga sheshi “Skëndërbeu” në Tiranë, teksa fluturonin ulët.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar pamje, derisa shfaqjen e tyre ka dalë ta përcjellë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e shoqëruar nga një numër fëmijësh, shkruan Scanner

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

🇦🇱 | “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s.

Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=435432121945284&id=100064355006850

Exit mobile version