Home Rozë Adoleshentja përdhunohet nga aktori dhe muzikanti i njohur, e detyrojnë të bëjë dush për të zhdukur provat

Adoleshentja përdhunohet nga aktori dhe muzikanti i njohur, e detyrojnë të bëjë dush për të zhdukur provat

0
Adoleshentja përdhunohet nga aktori dhe muzikanti i njohur, e detyrojnë të bëjë dush për të zhdukur provat

Një adoleshente britanike pretendon se është përdhunuar në Majorca nga dy burra, për të cilët thotë se bëhet fjalë për një aktor dhe një muzikant i famshëm vietnamez. 17-vjeçarja tha se sulmi seksual ndodhi në një hotel fundjavën e kaluar pasi ajo takoi artistët në një restorant aty pranë dhe filloi të shoqërohej me ta.

Tezja e vajzës mësohet se ka lajmëruar policinë pasi është kontaktuar nga 17-vjeçarja. Gazeta Ultima Hora raportoi se adoleshentja u tha policëve se burrat, të moshës 37 dhe 42 vjeç, i kishin bërë dush pas përdhunimit për të eliminuar provat që mund t’i inkriminonin.

Gazeta i përshkroi përdhunuesit e dyshuar si “një aktor dhe muzikant me një karrierë të gjatë profesionale në vendin e Azisë juglindore”. Ata u arrestuan në hotelin e paidentifikuar në Andratx në orët e para të mëngjesit të së shtunës, dhe tani janë liruar me kusht, shkruan Daily Mail.

Por, atyre u është ndaluar të largohen nga Spanja në pritje të një hetimi penal në vazhdim.

Exit mobile version