Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe njëri nga nismëtarët e Aksionit të Pajtimit të Gjaqeve, Adem Grabovci, ka kujtuar 38-vjetorin e burgosjes së parë nga Serbia.
Ai ka bërë me dije se pas daljes nga burgu kishte nisur Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve.
“Pas pak kohe (lirimi nga burgu i Pozharevcit), ndodhi ri-burgosja. Edhe atëhere qendruam fortë, sepse po afroheshin ditë e organizimit. Na prisnin nismat e mëdha, si ajo e Pajtimit Kombëtar të Gjaqëve, na prisnin shokët për të nisur luftën politike dhe të armatosur, e deri të liria”, ka shkruar Grabovci në Facebook.
Në këtë përvjetor, Grabovci ka kujtuar të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, bëhen 38 vite nga burgosja e parë.
Ishte viti 1984, pasi që ramë shumë në sy, pas përcjelljeve të shumta nga Sigurimi famëkeq i asaj kohe, ata arritën që mua e shumë shokëve tjerë të na arrestonin!
Pas 5 viteve në burg, nuk isha i njëjti fizikisht, por forca veq më ishte shtuar.
Sa goditja që merrja aq më afër më vinte liria e vendit. Ahhh sa i kënaqur që isha që pata mundësi të merrja goditje çnjerëzore nga dora e tyre, e në të njëjten kohë i shihja të tërbuar. Sepse, me dukej se bëheshin edhe më nërvoz nga qendresa jonë.
Pas pak kohe (lirimi nga burgu i Pozharevcit), ndodhi ri-burgosja. Edhe atëhere qendruam fortë, sepse po afroheshin ditë e organizimit. Na prisnin nismat e mëdha, si ajo e Pajtimit Kombëtar të Gjaqëve, na prisnin shokët për të nisur luftën politike dhe të armatosur, e deri të liria.
Këto 38 vite, janë dhuratë, sepse si shumë tjerë mund të mos isha më as unë, megjithatë secila ditë tutje dhe angazhim e përpjekje, që ishin titanike, na bënë edhe me krenar.
Kujtojmë shokët që ranë në burgjet, kufijtë dhe istikamët e që ranë për t’mos vdekur kurrë🇦🇱
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=466187798245783&id=100045637001058