Home Opinione Adem Demaçi, Adem Jashari, Presidenti i Zelenski dhe deputeti Goncharenko, janë heronj të popujve të tyre dhe të tërë njerëzimit

Adem Demaçi, Adem Jashari, Presidenti i Zelenski dhe deputeti Goncharenko, janë heronj të popujve të tyre dhe të tërë njerëzimit

0
Adem Demaçi, Adem Jashari, Presidenti i Zelenski dhe deputeti Goncharenko, janë heronj të popujve të tyre dhe të tërë njerëzimit

Shkruan: Xhevat Hasani

Ashtu siç Adem Demaçi dhe Adem Jashari që nuk kanë qenë vetëm heronj të kombit shqiptar, por kanë qenë njëkohësisht edhe heronjë të njerëzimit mbarë, ashtu edhe si Presidenti i Ukrainës, z. Zelenski dhe deputeti i Parlamentit të Ukrainës, z. Goncharenko, nuk janë vetëm heronjë të kombit të ukrainas, por njëkohësisht janë edhe heronjë të mbarë njerëzimit.

Gjatë 1989-1999 të Luftës Çlirimtare të Kosovës, UÇK-ja dhe NATO-ja, duke e mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës nga makineria gjenocidale serbe, ato e kanë mbrojtur kësisoj edhe tërë njerëzimin nga makineritë të tilla gjenociadale të vendeve me prirje terroriste dhe fashiste, siç ka qenë dhe është Serbia. Edhe Lufta e Ushtrisë së Ukrainës dhe mbështetja e Ukrainës me armatime nga SHBA-të dhe vendet e fuqishme të Evropës, nuk kanë të bëjnë vetëm me mbrojtjen e popullit të Ukrainës nga makineria gjenocidale ruse, por kanë të bëjnë edhe me mbrojtjen e tërë njerëzimit nga makineritë të tilla gjenociadale të vendeve me prirje terroriste dhe fashiste, siç ka qenë e ka mbetur Rusia. Kështu, Kosova dhe Ukraina sa i përket përballjes me terrorizmin dhe gjenocidin janë dy vende motra.

Kosova dhe Shqipëria kanë bërë veprime mbështetëse të mirëfillta në përkrahje të Luftës së Ukrainës kundër ushtrive pushtuese të Rusisë. Por ato duhet të bëjnë edhe më shumë veprime mbështetëse për luftën e drejt të Ukrainës kundër soldateskës rusomadhe, në mënyrë që në të ardhmën Ukraina e Lirë ta njoh shtetin e Kosovës.
Lum ai që i bën miq Kosovës!

Exit mobile version