Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca nga sot ka edhe një pozitë të re.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ajo sot është zgjedhur nënkryetare e kësaj partie, dega në Ferizaj.
Grainca ka arritur të mposhtë me vota deputetin Enver Haliti.
Deputetja Adelina Grainca e cila ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kaluar në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në ditën kur është votuar për zgjedhjen e presidentit të vendit.