Home Rozë Adele është martuar me Rich Paulin?!

Adele është martuar me Rich Paulin?!

0
Adele është martuar me Rich Paulin?!

Thashethemet e martesës u lanë mënjanë pasi Adele ndihmoi shoqen e ngushtë Beyonce të festonte ditëlindjen e saj të 41-të në Kaliforni të dielën në mbrëmje (11 shtator).

Këngëtarja britanike iu bashkua partneri Rich Paul ndërsa merrte pjesë në ngjarjen e mbushur me yje, të mbajtur ekskluzivisht në mjediset e një rezidence të madhe në Bel Air.

Paraqitja e Adelës në ditëlindje pason spekulimet e funsit për një martesë sekrete ende të pa konfirmuar me Rich, me të cilin ajo filloi një lidhje pas martesës së saj të parë me Simon Konecki, shkruan DailyMail.

Këngëtarja fillimisht ndezi thashethemet për një martesë pasi ndau foto nga shtëpia e saj në Los Anxhelos ndërsa festoi çmimin e parë “Emmy” për koncertin televiziv, “Adele: One Night Only”.

Në një foto të trofeut të ulur në tavolinën e saj, mund të shihej një lojë e personalizuar me etiketën “The Paul’s”, duke nxitur një mori komentesh nga fansat e emocionuar duke supozuar se ylli është martuar me partnerin e saj prej një viti.

Në maj, Adele u transferua me Richin, i cili menaxhon yllin e NBA-së, LeBron James, Anthony Davis, Ben Simmons, mes sportistëve të tjerë, pas një viti lidhjeje teksa ndau një foto jashtë shtëpisë së tyre të re 58 milionë dollarësh në Beverly Hills.

Ndërsa ata janë filluan lidhjen që nga vera e kaluar, dyshja në fakt u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së një miku disa vite më parë.

Exit mobile version