![Abelard Tahiri heq mikrofonin e foltores, deputetët e PDK-së mblidhen te Konjufca, ndërpritet seanca Abelard Tahiri heq mikrofonin e foltores, deputetët e PDK-së mblidhen te Konjufca, ndërpritet seanca](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/kkk-7.jpg)
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, deputetët e PDK-së janë mbledhur para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës.
Shefat e grupeve parlamentare të opozitës kanë kërkuar që kjo seancë e paraparë për sot të mos zhvillohet, pa diskutuar me veteranët dhe pa e trajtuar kërkesën e tyre.
Jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës po vazhdon protesta e veteranëve të cilët kanë kundërshtuar vazhdimisht projektligjin për pagat minimale, ku ata nuk janë përfshirë.