Me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së Heroit Enver Maloku, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek përmendorja e tij, në Prishtinë.
Pas homazheve, kryetari Abdixhiku theksoi se Maloku ishte njëri prej patriotëve më të mëdhenj të Kosovës.
‘Në këtë ditë, nuk do të mbesim të qetë deri të zbardhet e vërteta për vrasjen tinëzare të tij. Ka qenë tronditje për çdo familje të Kosovës, vrasje e Enver Malokut, figur e lëvizjes paqësore ka qenë vrasje e ëndërrave tona për liri’, ka thënë ai.