Home Ballina Abdixhiku: Liberalizimi i vizave është e drejtë bazike njerëzore

Abdixhiku: Liberalizimi i vizave është e drejtë bazike njerëzore

0
Abdixhiku: Liberalizimi i vizave është e drejtë bazike njerëzore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se liberalizmi i vizave për Kosovën është e drejtë bazike njerëzore.

Ai theksoi se çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi e rëndë.

Abdixhiku shtoi se vendi ynë nuk e meriton mosliberalizimin.

I pari i LDK-së tha se përpjekja e lirisë së lëvizjes për qytetarët.

“Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot. Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje” – tha Abdixhiku.

“Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike”.

Shkrimi i plotë:

Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot. Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje.

Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi.

Tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan.

Exit mobile version