Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për Qeverisjen e Kurtit, e cila sipas tij nuk është modeli adekuat që i duhet vendit.
Ai në Klan Kosova ka thënë se politikani mbahet për fjale, por që kjo sipas tij nuk po ndodhë në rastin e Kurtit.
Ai ka thënë se Kosovës sipas tij i duhet ndryshimi, por jo ky i Vetëvendosjes e Kurtit.
“Politikani mbahet për fjale. Prandaj jam i përgjegjshëm në çështje nacionale dhe s’bëj politikë në dëm të institucioneve të Kosovës. Do të bëj alternativë konkrete për probleme kronike dhe të reja. Kosovës i duhet ndryshimi. Por jo ky ndryshim, ky s’përfaqëson ndryshim. Por s’mund të kthehemi as prapa”, tha ia.
“Ideja e LDK-së nuk është e tejkaluar. Baza ideologjike e LDK-së është përtej kohës”, tha ai.
Tutje, ai folur edhe për Listën Guxo, konkretisht në pyetjen nëse ajo e ka ADN-në e LDK-së, apo atë Rugoviane.
“S’mirret ADN-ja. Por mund të pretendohet. Ne kemi pasë kauza të përbashkëta me Vjosa Osmanin. Nuk e di a ka ndërru ajo, LDK nuk ka ndërru”, tha Abdixhiku.