Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, pasi ky i fundit kishte kërkuar që takimi të mbahet në ambientet e Kuvendit ose në hotelin ku po qëndron ai në Prishtinë.
Por, para pak javësh kryetari i LDK-së kishte pranuar që ta takoj në hotel presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq gjatë vizitës që kishte në Prishtinë.
Ndryshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i ka shkuar sot në takim presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kjo pasi ky i fundit ka refuzuar që të takohet me drejtuesit e LDK-së në selinë e tyre.
Ndryshe, dje LDK-ja e ka quajtur të pakuptimtë refuzimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, që të shkojë në zyrat e LDK-së.