Home Ballina Abdixhiku: Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë?-Paniku është interes i Vuçiq-it

Abdixhiku: Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë?-Paniku është interes i Vuçiq-it

0
Abdixhiku: Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë?-Paniku është interes i Vuçiq-it

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me deklarimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se  situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur

Abdixhiku tha se ky është lajmi i mediave ndërkombëtarë për Kosovën sot dhe jo për investime, për integrime, por për luftë në Kosovë.

“Kurti flet për luftë.Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë.Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë”,deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se Kurti e dëshiron krizën dhe se e ëndërron protagonizmin tek paniku, transmeton lajmi.net.

“Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshrarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Njëmijë Dua Lipa s’bëjnë punë më”,shtoi ai.

Abdixhiku tha se Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim.

“Shteti ynë përveç sigurisë vetanake ka dhe aleancën më të madhe ushtarke, atë të NATO-s, që garanton sigurinë tonë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Kjo është e vërteta jonë; dhe këtë të vërretë duhet ta ushqejmë çdo ditë – duke forcuar veten në siguri e duke përforcuar aleancën me NATO-n si synim historik”,theksoi ai.

Abdixhku gjithashtu potencoi se paniku ndërkombëtar rreth Kosovës së luftës e krizës e destabilitetit është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë.

Exit mobile version