Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.
Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviqi është shprehur se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve, shkruan “RTCG”.
“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve. Nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Kjo është e pranueshme për mua”. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me marrëveshjen themelore”, ka thënë ai.
Sipas DPS-së, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.
Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviq ka miratuar marrëveshjen themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.