![AAK i bashkohet ish-shefi i asambleistëve të PDK-së në Obiliq AAK i bashkohet ish-shefi i asambleistëve të PDK-së në Obiliq](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/318214486_688145506009948_556625640463439175_n.jpg)
Anëtari i Kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje në Aleancë, Agim Preniqit, personalitet i respektuar në Obliliq.
Haradinaj tregoi se Preniqi, ka udhëhequr Kuvendin e parë konstituiv në Obiliq dhe në disa mandate me radhë si asambleist i dalluar.
Njoftimi i Haradinajt:
I urova mirëseardhje në Aleancë, Agim Preniqit, një personalitet i respektuar nga Obiliqi. Agimi, njihet si një aktivist i dalluar ndër vite. Ka udhëhequr Kuvendin e parë konstituiv në Obiliq dhe në disa mandate me radhë si asambleist i dalluar. Në gjitha përgjegjësitë, ai njihet për sukseset e tij. Përvoja e tij menaxheriale, i jep vlerë të shtuar Aleancës.
Faleminderit për besimin, Agim!