Në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pasditen e sotme është varrosur 93 vjeçarja, Ajshe Veseli, ku kanë marrë pjesë qindra qytetarë, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë marrë pjesë në varrimin e nënës së Kadri Veselit.
Në ceremoninë e varrimit nuk ka marrë pjesë ish-kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, i cili është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë. Për këtë familjarët kanë thënë se nuk janë të informuar nëse e kanë lajmëruar Kadri Veselin për vdekjen e nënës së tij.
Djali i axhës së Kadri Veselit, Hysniu, tha se nuk janë në dijeni nëse Kadri Veseli është lajmëruar për vdekjen e nënës, ndërkaq kujtoi se ai po mbahet padrejtësisht në burg.
“Natyrisht se ju e dini që zotëri Veseli është në paraburgim dhe paraburgim nënkupton kufizim të lirisë, kështu që nuk kemi shumë informacion për këtë çështje”, ka thënë ai.
Në ceremeoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai tha se Ajshe Veseli ishte grua e fortë e bujare.