Inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), kanë dalë në terren për të monitoruar situatën nëse pompat e derivateve po respektojnë çmimet e vendosura për naftë, benzinë dhe gas për 24 orëshin e sotëm.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se inspektorët ndodhen në terren për të parë se sa po respektohet çmimorja.
Ministria njoftoi sot se “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Prej javësh Kosova po përballet me çmimet më të larta ndonjëherë të naftës.