Home Rozë A janë më miq? Sabiani flet për marrëdhënien me Ilir Shaqirin

A janë më miq? Sabiani flet për marrëdhënien me Ilir Shaqirin

0
A janë më miq? Sabiani flet për marrëdhënien me Ilir Shaqirin

Padyshim që një nga marrëdhëniet më të komentuara të shtëpisë së “Big Brother VIP” ishte ajo mes Sabianit dhe “100-mijë euroshit të tij”, Ilir Shaqirit. Megjithatë, pas mbarimit të reality show-t, duket se miqësia mes tyre nuk pati “fund të lumtur”, gjë që u konfirmua akoma më shumë kur fituesi i BBV nuk e ftoi në dasmën e tij këngëtarin.

Sabiani ka qëndruar relativisht i qetë në lidhje me atë cka ndodhi mes tyre, ndërkohë që balerini i njohur e ka komentuar më shumë se një herë marrëdhënien me “mikun” e tij, duke bërë me dije se nuk ka më raport mes tyre dhe secili ka vazhduar jetën e tij. Edhe pse kjo u interpretua nga shumë si një “krisje” e miqësisë, në fakt urimi që artisti bëri për datëlindjen e vajzës së Shaqirit, tregoi se në fakt ata ende flasin. Gjë që bie pak në kundërshtim me atë cka balerini tha, por okay…

Nga ana tjetër, në një intervistë të fundit në Top Channel, Sabiani është rikthyer të flasë në lidhje me historinë mes tyre (që edhe pak do ja kalojë dramave të tjera të BBV), teksa nga fjalët e tij kuptojmë se në fakt marrëdhënie mes tyre ka, por jo ashtu sic të gjithë presin.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”-u shpreh Sabiani, duke komentuar kështu edhe mungesën e tij në dasmën e Ilirit, ku mesa duket nuk është ftuar. 

Nejse, rëndësi ka që asgjë nuk është mbyllur përfundimisht.

Exit mobile version