Home Lajme A është rritur apo jo numri i të punësuarve në Kosovë?

A është rritur apo jo numri i të punësuarve në Kosovë?

0
A është rritur apo jo numri i të punësuarve në Kosovë?

Kërkimi i punëtorëve është kërkese e bizneseve e cila shpesh nuk plotësohet. Arsyeja pse nuk ka aq te interesuar t’iu pergjigjen këtyre thirrjeve për punësim, nuk dihet saktësisht.

Megjithate, se fundi po thuhet se ne Kosove numri i atyre qe janë punësuar eshte ne rritje.

Kjo, sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ku pasqyrohet se gjatë tremujorit te trete të vitit 2021 numri i të punësuarve ka arritur ne ne shifren 414,705.

Ndërsa shkalla e papunësisë është ulur ne 17.7%.

Krahasuar kete periudhe me te njeten ne vitin 2019, rezulton se jane rreth 32,000 vende pune me shume.

Këto shifra të Agjencisë së Statistikave të Kosovës i publikoi edhe deputeti i LVV-së Armend Muja.

Megjithatë nga opozita po kontestohen këto shifra.

Sipas Mustafës besueshmërinë e këtij raporti e humb vonesa e publikimit të tij, derisa ndikimin e politikës në të, nuk e perjashton si mundësi.

Me këto statistika nuk po pajtohen as nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.

Jusuf Azemi thotë se numri i të punësuarve sipas statistikave të tyre është me dhjetëra mijëra më pak.

Per numrin e të punësuarve në vitin 2022, as qeveria e as Agjencia e Statistikave nuk kanë nxjerrë ndonjë shifër.

Exit mobile version