Varësisht se sa i fortë është smalti dhe sa të prirur janë dhëmbët tuaj ndaj formimit të pllakave, ato mund të njollosen lehtësisht.
Vera e kuqe përbën një kërcënim të trefishtë për dhëmbët, sipas ekspertëve.
“Kur pini verë të kuqe, përballeni me një kërcënim të trefishtë për bardhësinë e dhëmbëve tuaj: Anthocyanin, të cilat janë pigmentet në rrush që i japin verës së kuqe ngjyrën e saj intensive. Taninet, të cilat ndihmojnë në lidhjen e pigmentit me dhëmbët tuaj. Aciditeti, i cili është përgjegjëse për gërryerjen e smaltit, pasi e bën atë më poroz dhe e bën më të lehtë ngjitjen e njollës”, shpjegon doktoresha Uchenna Akosa, nga Shkolla e Stomatologjisë e Universitetit Rutgers, Nju Xhersi, SHBA.
Për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga njollat e shkaktuara nga vera e kuqe, Akosa këshillon të bëni sa më poshtë:
– Lani dhëmbët 30 minuta para se të pini verë të kuqe, por jo menjëherë pas saj, pasi aciditeti mund të lejojë që pasta e dhëmbëve t’i gërryejë më tej.
– Shmangni përzierjen e verërave. Mos pini verë të bardhë para të kuqes, sepse acidi shtesë në verën e bardhë do të përkeqësojë njollat e dhëmbëve.
– Pini ujë pas verës për të reduktuar aciditetin dhe për të stimuluar rrjedhjen e pështymës, e cila lufton bakteret e dëmshme.
– Përtypeni mirë ushqimin. Përtypja stimulon prodhimin e pështymës. Djathi është shoqëruesi i përsosur i verës sepse stimulon prodhimin e pështymës dhe redukton aciditetin nga vera.
– Pastroni rregullisht, gjë që ndihmon në heqjen e pllakave, një substancë acidike që dëmton smaltin e dhëmbëve.