Home Ballina “7,6,5….”, si e dridhi sërish publikun deputeti i LDK-së që posedon “informata ekskluzive” për rrëzimet e Kurtit

“7,6,5….”, si e dridhi sërish publikun deputeti i LDK-së që posedon “informata ekskluzive” për rrëzimet e Kurtit

0

“Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2”,  kështu ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një qeverisje komode ka skaduar.

Dy ditë më parë, ai në “Debat Plus”, tha se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai, ka lëvizje brenda koalicionit dhe pakënaqësi mes deputetëve të VV-së.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, tha deputeti Gashi.

Kohë më parë, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pati arritur në një përfundim të ngjashëm.

Pretendimeve të opozitës u është përgjigjur ushtruesja e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se situata në grupin e saj parlamentar është normale.

“Fare nuk besoj se qëndrojnë këto pretendime për arsye se nuk ka pasur as indikacione apo shprehje të vullnetit për të kaluar apo pakënaqësi përbrenda grupit. Situata është normale në grup, me një frymë komunikimi dhe bashkëpunimi, prandaj për më tutje, për kë ka menduar, besoj që Z. Gashi duhet të flasë”, deklaroi Kusari-Lila, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas deputetes së VV-së, kjo gjuhë i takon të folurës spekulative, e cila është e zakonshme për partitë opozitare në Kosovë.

“Por më tepër e shoh si deklaratë spekulative, sesa si diçka përmbajtjesore. Janë po të njëjtit që i kanë paraparë pak muaj, më pak se një vit, e kështu me radhë, të Qeverisë, prandaj ne kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes dhe po besoj që Qeveria do të vazhdojë në mandatin e saj të rregullt deri në vitin 2025, kur do të mbahen zgjedhje të tjera parlamentare”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ndryshe, Gashi i LDK-së, edhe kur është rrëzuar Qeveria Kurti 1, pretendonte se e dinte saktësisht.

“Ka mund mu shmangë, por rreziqet kanë qenë të mëdha, nuk mund me kriju një paralele tashti se çfarë do të ndodhte, por sinjalet kanë qenë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ne kemi vendos mbi bazën e informacioneve dhe sinjaleve që i kemi pasë, pra të vetëdijshëm për pasojat që mund ti kemi”, pati thënë Gashi për Kanal 10, pas rrëzimit të Qeverisë.

Tutje ai pati thënë se i kanë pasur dy situata në tavolinë për t’i analizuar.

“I kemi pasë dy situata në tavolinë të cilat i kemi analizu. Situata e parë ka qenë prej qeverisë, dhe lënja e kryeministrit Kurti në ballafaqimin me situatën, duke i rreziku të gjitha ato që u thonin, ndoshta nuk kishin ndodh kurrë nuk mundemi me qenë të sigurt 100 përqind, se do të ndodhnin përderisa nuk i kemi provu, por të gjitha promisat kanë qenë se do të ndodhnin ato që u paralajmëruan, dhe pasojat, dhe problemet që kanë ndodh me vendet tjera me situata që kanë qenë me vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jepnin me besu se do të ndodhte ajo, pra me lanë qeverinë me u përball me një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne të tërhiqeshim në zonën e sigurt dhe të themi ju gabuat, ju e shkatërruat Kosovën, ose me marr përsipër rrëzimin e qeverisë me koston që pothuajse është e pamundur për një kohë të shkurtër me shpjegu para qytetarëve, duke e marr parasysh pandeminë, bllokimin e njerëzve, pamundësinë e komunikimit, dëshpërimin e përgjithshëm dhe shumë faktorë”, thoshte ai.

“Ne i kemi pasë në mënyrë të saktë, dhe të shkrume shtatë ditë për me rrëzu Qeverinë, dhe çdo ditë ka ardhur mesazh gjashtë, pesë, katër nuk ka kurgju hale të re, tri, dhe në mezi i kemi nxjerre edhe tri ditë tjera, nga Grenell, E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, pati deklaruar Gashi.

Exit mobile version