Të dielën një 75 vjeçar nga Shtërpca është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Mjekimi s’ka kryer punë – pasi ka vdekur në spital.
Vdekja e tij është natyrale, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli për Gazetën Express.
“Lidhur me këtē ngjarje, policia , hetuesit nga stacioni Shtërpce, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe dëshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes në fshatin Brod . Të Shtërpcës .Sipas familjarëve viktima është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre”, ka thënë ai.
“Nē lidhje me këtë është informuar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij është iniciuar shënim zyrtar”.
“Nuk ka asnjë dyshim tjetër”, ka përfunduar deklarata e tij.