![50-vjeçari gjendet i vdekur në Mitrovicë 50-vjeçari gjendet i vdekur në Mitrovicë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/Polish_20220630_030719653.jpg)
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Këto informacione i ka dhënë për Gazetën Insajderi, Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.
“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.